Një aksident automobilistik ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme (30 janar) në aksin rrugor, Elbasan– Librazhd.

Një automjet me drejtuesin shtetasin, C.M.,32-vjeç ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin , B.H.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetit dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjet, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.