Fushë-Krujë, 1 mars 2014– Aksident me katër të plagosur në rrugën nacionale Fushë-Krujë-Tiranë, në afërsi të fshatit Aramenas, u shënua mëngjesin e sotëm.
Nga ky aksident mbetën të plagosur katër persona, të cilat janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për t’ju dhënë ndihma e parë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para hetimore.
Sipas policisë, në aksident kanë mbetur të plagosur Ardian Cani 44 vjeç nga Tapiza dhe Masllan Demiri 40 vjeç nga Kamza, që udhëtonin me një automjet tip Benz me targa AA450CU.
Mësohet se mjeti tjetër i përfshirë në aksident, tip “Audi” me targa Sh2286EE ka qenë me shpejtësi dhe është përplasur me mjetin tip “Benz”, i cili ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





