Sapo ka ndodhur një aksident rrugor në Durrës me një të plagosur.
Policia njofton se rreth orës 09:55, në lagjen nr.5, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.P., është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç.
Ai është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.





