Sërish aksident automobilistik në Durrës.
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:05, në rrugën “Bajram Tusha”, mjeti tip kamionçinë me drejtues shtetasin S. G., 65 vjeç, ka përplasur shtetasin V. M., 20 vjeç që po lëviste me motomjetin e tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





