Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit.
Në aksident janë përfshirë dy automjete e si pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital.
Ky është aksidenti i dytë që regjistrohet në të njejtin vend gjatë ditës së sotme, me një bilanc prej tre personash të plagosur.
Në të dyja rastet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidenteve.