Një aksident është regjistruar mbasditen e sotme në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina.
35-vjeçari me iniciale E.SH ka goditur mjetin që drejtohej nga 32-vjeçarja me iniciale I.H.
Si pasojë e aksidentit 35-vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin janë përfshirë dy automjete.
Shtetasi E. Sh., rreth 35 vjeç, ka goditur automjetin e drejtuar nga shtetësja I. H., 32 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, E. Sh. ka marrë lëndime dhe është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, ai është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.