Itali, 2 qershor 2014 – Fotoja që shihni i përket një aksidenti spektakolar, të regjistruar sot në autostradën Brennero, në Vipiteno, Itali. Fatmirësisht asnjë nga personat që ndodhej në automjetet e përfshira në aksident nuk u plagos.

Por e keqja ishte se nuk mund të dilnin nga automjetet. Gjithçka nisi kur një automjet kishte ndaluar në rradhë për të paguar taksën e rrugës. Pas tij erdhi me të shpejtë një fuoristradë, që me sa duket nuk i mbanin frenat.

Për të evituar përplasjen ballore, drejtuesi i fuoristradës tentoi të kalonte në hapësirën midis automjetit tjetër dhe ndarëses prej çimentoje.

Vërtet përplasja ballore u shmang, por nga pozicioni i të dyja makinave, asnjëra prej tyre nuk mund të hapte dyert.

Pasagjerët mbetën të mbyllur brenda deri në mbërritjen e zjarrfikësve.    

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/