Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Gjirin e Lalzit.
Në rrjete sociale janë publikuar pamjet ku shihet një veturë e cila ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar e përmbysur në kanal.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar dhe as shkaqet e këtij aksidenti.
Banorët aty pranë kanë telefonuar menjëherë ambulancën dhe policinë.






