Foto ilustruese
Përplaset nga makina një i moshuar në Durrës. Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.4 të qytetit.
Policia e Durrësit informon se rreth orës 11:00, një automjet me drejtues shtetasin Xh. V., ka përplasur këmbësorin shtetasin A. M., 84 vjeç.
I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





