Tre automjete janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm te mbikalimi i Shkozetit në superstradën Durrës-Tiranë.

Nga të dhënat e para dhe pamjet që sjell “DurrësLajm“, fatmirësisht nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale në dy prej mjeteve.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave si dhe lirimin e trafikut.