Një aksident ka ndodhur pak më parë në Durrës ku janë përfshirë 2 automjete dhe një motor.

Konkretisht ngjarja ka ndodhur në rrugën paralel me portin.

Motori i përfshirë në aksident, pas përplasjes ka përfunduar brenda një biznesi pranë rrugës.

Nga aksidenti nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa siç shihet edhe në video ka dëme materiale të shumta.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.