Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën paralele pranë portit në Durrës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete, njëri prej të cilit tip “Benz”.

Policia e Durrësit sqaron për “DurrësLajm” se nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar.

Referuar lajmit të publikuar në disa media se 2 persona janë transpotuar me urgjencë në spital, blutë e qytetit bregdetar thonë se bëhet fjalë për një kontroll rutinë sipas procedurave që duhen kryer në të tilla raste.