Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme te zona e stadiumit në Durrës, pranë kryqëzimit me “Big Bar”.

Në ngjarje janë përfshirë një mjet me një ciklomotor të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga burimet policore, “DurrësLajm” mëson se ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit. Ai është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Siç shihet edhe nga pamjet nga vendngjarja, të dërguara në redaksinë tonë nga dëshmitarët e rastit, uniformat blu kanë shkuar për të punuar për zbardhjen e shkaqeve.