Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Plepave në Durrës.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e për pasojë makina është përmbysur në mes të rrugës. Mësohet se nuk ka të lënduar, por vetë dëme materiale.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e aksidentin.
Grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





