Një aksident i rëndë rrugor ndodhi pasditen e sotme në Tepelenë, ku një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, kur një automjet me targa greke u përplas me një maune. Mësohet se viktima gjeti vdekjen pak minuta më vonë pasi u transportua për në spital, ndërsa personi tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Forcat e policisë shkuan në vendngjarje, ku nisën hetimet për rastin.