Një aksident automobilistik është regjistruar pranë universitetit të Durrësit në Kënetë, në vendin e quajtur “Rotondo e Universitetit”, nga i cili ka mbetur e plagosur një 53-vjeçare.

Policia njofton se ka vënë në pranga Adriatik Çejkun, 22 vjeç, banues në Durrës, i cili ka qenë shkaktari i aksidentit. I riu ka përplasur me makinën e tij tip Benz me targa AA 081 MM, një mjet tip Wolsvagen me targa AA 601 BZ. Në mjetin që drejtohej nga 52-vjeçari A.Gj., banues në Rrashbull, u aksidentua pasagjerja M.Gj. 53 vjeçe. Pas ngjarjes, ajo u dërgua në Spitalin Rajonal Durrës, ku vijon të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve, bëjnë të ditur burimet policore.

Ndërkohë, Adriatik Çejku akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

S.L.