Viti i ri 2016 ka nisur ters në të gjithë vendin tonë, duke u shënuar vrasje dhe aksidente automobilistike në qytete të ndryshme. I fundit vjen nga Durrësi, ku sapo është regjistruar një aksident te rrethrrotullimi i Urës së Dajlanit.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, kur një automjet tip Opel u përplas me një Range Rover, dhe pas përplasjes, mjeti Opel ka hipur mbi trotuar.
“DurresLajm” sjell foto nga vendngjarja, ku sipas informacioneve paraprake mësohet se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
S.L.





