Fier, 16 prill 2014 – Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan – Tepelenë. Nga përplasja e tre automjeteve të përfshira në aksident kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Mësohet se në aksidentin e ndodhur në afërsi të fshatit Kafaraj është përfshirë një kamion me targa TR 06 99 F, një autoveturë tip Renault me targa AA 955 DX që është shkatërruar plotësisht si dhe një mjet tip Benz me targa AA746DA. Identiteti i viktimave nuk bëhet ende i ditur, ndërsa pesë të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në automjetin me targë AA746DA udhëtonin 5 pjesëtarë nga e njëjta familje, të cilët ishin nisur drejt Greqisë. 

Megjithëse policia po punon për të zbardhur dinamikën e aksidentit tragjik, nga hetimet e para dyshohet se përplasja fatale mes tre automjeteve është shkaktuar nga mjeti tip kamion, drejtuesi i të cilit ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Të vdekur në aksident kanë mbetur drejtuesi i kamionit dhe dy personat q5 udhëtonin në mjetin tip Renault.

Emrat e të plagosurve

Armando Jahaj
Teki Hoxhaj
Dallëndyshe Hoxhaj
Alket Hoxhaj 2 vjeç
Arben Merkaj 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/