Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Arbrit, në afërsi të Gjoricës.

Sipas raportimeve të para, dyshohet se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve janë regjistruar dy viktima dhe disa të plagosur.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca dhe një zjarrfikëse.

Pikërisht në këtë zonë gjatë natës së ndërrimit të viteve humbi jetën i riu Yllson Tasha, 24 vjeç, i cili humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga.

Nga momenti në moment pritet një njoftim nga policia.