Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në aksin Korçë-Kapshticë ku dyshohet se kanë humbur jetën tre persona.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 në afërsi të Kapshticës. Dy gra dhe një fëmijë dyshohet të kenë mbetur të vdekur. Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes.





