Dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë.
Burime nga policia rrugore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 e 25 minuta të mbrëmjes së të mërkurës tek “kthesa e Arbanës në aksin rrugor Vaqarr –Ndroq.
Mësohet se sipasojë e përplasjes ballore të dy mjeteve tip “Toyota” dhe “Benz” kanë humbur jetën dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy shtetas të tjerë.
Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrgë dhe shpejtësia tej normave të lejuara.





