Korçë, 20 korrik 2014 – Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme, në rrugën Korçë – Ersekë, pranë fshatit Dvoran, ku pasi një makinë doli nga rruga, dy vëllezër kanë humbur jetën. Ata quhen Ervis dhe Voltis Sollaku.
Të dy ata janë rreth të 30-ave. Njeri prej tyre gjeti vdekjen në vend, kurse tjetri në spital. Ata udhëtonin me makinën me targa AA 864 DR.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para hetimore. Dyshohet se makina ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe errësirës.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





