Një aksident me përmasa tragjike ka ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet” në afërsi të fshatit Kuqar. 

Dyshohet se një automjet i tipit Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosa. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, nga ku kanë humbur jetën tetë persona. Dyshohet se 7 prej tyre janë nga vendet e treta dhe shoferi i automjetit nga Shkodra.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.