Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë.
Një makinë është përmbysur në zonën e njohur si rrethrrotullimi i Nartës në qytetin bregdetar, ku dyshohet se një vajzë ka mbetur e vdekur.
Gjithashtu edhe një tjetër është në gjendje të rëndë. Kanë qenë dëshmitarët në vendngjarje që kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas ka mbërritur dhe policia.
Në makinën tip Ford, që është përmbysur në rrugë, dyshohet se udhetonin dy vajza.





