Një aksident tragjik me vdekjen e katër personave ,të moshave 16, 20, 30 dhe 39 vjeç ka ndodhur në mesnatë në aksin rrugor Fushë-Krujë – Milot.

Përplasja e dy makinave ka rezultuar fatale duke i marrë jetën dy drejtuesve të mjeteve, si dhe pasagjerëve, ndërkohë që është plagosur edhe një 34-vjeçare.

DurrësLajm” mëson se viktimat janë identifikuar si shtetasit Artan Alushi 30 vjeç, Alfred Dika 39 vjeç, Shkumbin Brati 20 vjeç dhe Almenia Karaj 16 vjeçe.

Policia e Durrësit ka dhënë edhe informacionet e para rreth aksidentit tragjik.

NJOFTIM I POLICISË DURRËS

Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi A. A.

Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.