Një futbollist 22-vjecar është ndarë nga jeta ditën e djeshme pas një aksidenti me makinë.

Rajan MekManus u përplas me makinë mëngjesin e të dielës dhe si pasojë humbi jetën.

Makina tip Pezho 207 nuk drejtohej nga ai, por nga e dashura e tij, e cila është në gjendje kritike për jetën.

Mekmanus luante me ekipin Sandy Rou në Irlandën e Veriut.