Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Burrel-Komsi.
Sipas njoftimit të policisë, viktima është shtetasi E.B., rreth 41 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, duke dalë nga rruga. Për shkak të plagëve të marra, ai nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.