Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, humb jetën një shtetas
Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.
Një person ende i paidentifikuar, i cili po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një kamion dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi H.S. është shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë:
Informacion Paraprak
Më datë 21.05.2019 , rreth orës 21:45 , në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi H.S., 60 vjeç, banues në Krujë, duke drejtuar mjetin tip "Man", kokë trajleri, ka aksidentuar një shtetas me biçikletë , rreth 55 vjeç, ende i paidentifikuar , ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ushtria amerikane publikon listën: Mbi 9 mijë sulme ndaj Iranit
Teherani paralajmëron SHBA-në: Lufta do të vazhdojë deri në…
Filozofët e zodiakut, kush janë dhe si mendojnë
E premtja, afati i fundit i Trump për Iranin/ WSJ: Mijëra marinsa amerikanë do të mbërrijnë në Lindjen e Mesme





