Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një furgon ka përplasur për vdekje drejtuesin e një biçiklete.

Aksidenti tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Katundit të Ri. I aksidentuari ka humbur jetën në spital, por ende nuk dihet identiteti i tij. 

Shkaku i aksidentit dyshohet errësira në aksin rrugor ku ndodhi përplasja. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë me vdekje në Durrës brenda pak ditësh. Të shtunën, një 25-vjeçar që udhëtonte me motor humbi jetën nga përplasja me dy automjete.