Një çift shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Greqi.
Sipas medieve greke, mësohet se drejtuesi i automjetit ishte 35-vjeçari shqiptar, ndërsa bashkëshortja e tij 25-vjeçare në vendin e pasagjerit.
Në automjet ka qenë dhe vajza e vogël e çiftit, por ka shpëtuar fatmirësisht duke marrë plagë të lehta.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Seres, ku makina e tyre është përplasur më shtyllat metalike.





