Rreth orës 07:00 të mëngjes të kësaj të mërkure, një i ri shqiptar ka humbur jetën në Lecce të Italisë, në një aksident me makinë.

Viktima është një 20-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik nga mediat fqinje, i cili ishte nisur për të shkruar në hipermarketin ku punonte.

Mësohet se i riu udhëtonte me një makinë Alfa147 në një rrugë provinciale që lidh Gallipoli me Sannicola, kur humbi kontrollin e mjetit. Automjeti, në pronësi të të atit, përfundoi jashtë rrugës dhe më pas u përplas me një pemë.