Një aksident tragjik i ka marrë jetën 29-vjeçarit shqiptar, Klajdi Tahiri, banues në Villanuova sul Clisi, në Desenzano të Italisë.

Sipas mediave vendase, aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 7.30 të mëngjesit, në unazën që lidh Desenzanon me Sirmionen, pranë karburantit Q8.

Tahiri po drejtonte mjetin tip “Mercedes Vito” dhe po udhëtonte drejt Veronës por për arsye ende të paqarta ai u përplas kokë më kokë me një kamion i ngarkuar me rrotulla çeliku. Përplasja ishte fatale pasi i riu shqiptar humbi jetën menjëherë dhe makina u shkatërrua në një grumbull fletë metalike.

Operacionet për largimin e automjeteve ishin komplekse dhe rruga u mbyll për një kohë të gjatë dhe u krijuan radhë kilometrash. Dyshimet e para të policisë janë për një parakalim të gabuar nga ana e 29-vjeçarit.