Eduart Shaka, 44 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali. Sipas mediave vendase, policia e gjeti Shakën jashtë makinës së tij, disa metra më tutje pas përplasjes kokë më kokë me një makinë që vinte nga ana e kundërt.
Nga hetimet paraprake rezultoi se 44-vjeçari shqiptar, banues në Nervesa della Battaglia, nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti i shqiptarit, Fiat Punto, është goditur ballë për ballë nga një automjet që drejtohej nga një 53-vjeçar italian.Ai udhëtonte me një automjet tip Golf.
Autoritetet italiane urdhëruan kryerjen e autopsisë, ndërkohë 5Carbonera, është marrë nën hetim. Golfi i drejtuar nga 53-vjeçari, ndodhej në korsinë e kundërt për arsye ende të paqarta dhe është përplasur kokë më kokë me Fiat Punton e Shakës.
Ndërsa përplasja ishte fatale për shqiptarin, 53-vjeçari mori dëmtime të lehta dhe u transportua në spitalin e Trevisos.
I lindur në Durrës, Eduart Shaka, i cili jetonte me vajzën e tij, u transferua në Itali në vitin 2010. Në provincën e Trevisos ai kishte gjetur terren të përshtatshëm për të zhvilluar aftësitë e tij dhe që nga viti 2019 ai menaxhonte me sukses një biznes zdrukthtarie me një person tjetër në Nervesa.