Një 12-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të enjteje, pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor që lidh Fishtën me superstradën Lezhë–Shkodër.

I mituri po lëvizte me monopatinë kur është përplasur nga një automjet. Pas përplasjes, makina ka përfunduar në kanal.

12-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.