Një shqiptar ka mbetur i vdekur, ndërsa vëllai i tij është plagosur rëndë, gjatë një incidenti në punë.
Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Torino, Itali, raportojnë mediat italiane.
Nuk bëhet ende i ditur identiteti i dy vëllezërve shqiptarë të përfshirë në aksidentin tragjik.
Dy shqiptarët ishin duke punuar në rrugën “Reaglie”, kur papritur, platforma në të cilën kishin hipur për të krasitur pemët përgjatë këtij aksi u shemb dhe zuri poshtë një nga shqiptarët, i cili mbeti i vdekur.
Në incident mbeti i plagosur rëndë edhe punëtori i dytë i cili u transportua në spital, por nuk raportohet të jetë në rrezik për jetën.
Autoritetet vendore kanë nisur hetimet për të hedhur dritë më shumë mbi këtë aksident tragjik në punë.