Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e së hënës në Shkodër, ku ka humbur jetën një i mitur dhe është plagosur rëndë një tjetër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në zonën e njohur si “Stom Golem”, ku dyshohet se një 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes së fortë, adoleshenti humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Në motomjet ndodhej edhe një 14-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e këtij aksidenti tragjik.