Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 17-vjeçari ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në vendin tonë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një makinë me dy të rinj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë saj.
Ndërkohë që i plagosur ka mbetur dhe një 20-vjeçar, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
“Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 vjeç, cili po merr ndihmë mjekësore në spital”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





