Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë- Pogradec, ku një çift bashkëshortësh janë përplasur nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vashtemi. Burime nga policia bëjnë me dije se një automjet ka aksidentuar burrë dhe grua, të cilët po kalonin rrugën.

Si pasojë e përplasjes, bashkëshortët kanë mbetur të plagosur rëndë. Ata janë transportuar me urgjencë në spital, ku edhe kanë ndërruar jetë.

Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.