Itali, 4 maj 2014 – Një 74 vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik të regjistruar në autostradën A14 Bologna-Taranto, në Abruzzo.

Për shkak të motit të keq, makina i ka dalë nga kontrolli pasi është përplasur me bordurat anësore të rrugës është ndalur në korsinë e kundërt.

74 vjeçari i përfshirë në aksident ka dalë nga makina, por në këtë kohë është shtypur nga një furgon. 74 vjeçari italian Pietro Todaro ka humbur jetën menjëherë. Ndërkohë gruaja dhe djali i shoferit 74 vjeçar kanë marrë vetëm plagë të lehta nga aksidenti.

Ndërkohë si për ironi të fatit, ndërsa një punonjës i shoqërisë së autostradave po përpiqej të normalizonte trafikun e krijuar në këtë pjesë të autostradës, pas aksidentit të ndodhur ka pësuar frakturë në këmbën e djathtë, sepse është përplasur nga një automjet drejtuesi i të cili nuk e kishte kuptuar ende shkakun e rradhëve të gjata në trafik.   

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/