Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Një automjet ka përplasur një qytetar që po udhëtonte me biçikletë.

Sipas informacioneve të para, viktima është Agim Shkambaj, 50 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit tip  “Fiat” është identifikuar si Gjergj Gjeloshi, i cili është punonjës policie.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.