Një aksident tragjik tronditi botën e futbollit në Itali. Ish-futbollisti i të rinjve të Milanit, Simonlunka Agacone (39 vjeç) dhe Mateo Raveto (36 vjeç), humbën jetën pasi goditën disa derra të egër me makinë, duke dalë jashtë rrugës, gjatë mesnatës, teksa nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra.
Agacone, i lindur në Borgomanero, më 23 korrik të vitit 1981, ishte një nga të rinjtë më premtues tek moshat e Milanit, teksa dispononte një teknkinë dhe vizion të shkëlqyer loje.
Me kuqezinjtë e drejtuar nga Mauro Tasoti, Agacone, arriti të fitonte trofeun “Viareggio”. Mesfushori, i cili e mbylli karrierën e tij si mbrojtës, regjistroi 16 paraqitje me ekipet kombëtare U-16 dhe U-18 si dhe plot 150 ndeshje në futbollin italian me ekipet si Spal, Monza, Specia, Karrese, Novara, etj.
Edhe shoku i tij, me të cilin po udhëtonin së bashku me makinë, ishte pjesë e botës së futbollit, edhe pse më pak i njohur se Agacone. 36-vjeçari ishte aktivzuar më së shumti me ekipet në Serinë C2 dhe D.





