Një 31-vjeçare ka mbetur e vdekur në vend, pasi automjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi ne kanal. Bashke me te u plagos rende edhe nje tjeter person.

Policia njofton se aksidenti ndodhi në lagjen ‘Xhami’ të Peqinit.

Njoftimi i Policisë

Më datë 02.07.2017 në qytetin e Peqinit në Lagjen “Xhami” shtetasi R.M., 40 vjeç banues në Peqin, duke drejtuar mjetin Volksëagen, Pasat veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin që vjen nga Bishqemi-për Kavajë.

Në këtë automjet udhëtonin shtetasit;

P.M., 31 vjeçe banuese në Peqin, motra e drejtuesit të mjetit, e cila ka gjetur vdekjen.

N.D., 51 vjeçe banuese në Maqedoni, tezja e drejtuesit të mjetit, ndodhet në spital në gjëndje të rëndë për jetën

Ndërsa Xh.D., 21 vjeçe banuese në Maqedoni, K.M., dhe E.M., 8 dhe 6 vjeçe banuese në Peqin, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Peqin për veprime të mëtejshme.