Një aksident i rëndë është shënuar në Velipojë, me pasojë vdekjen e 4 personave.

Dy shqiptarë dhe dy shtetas italianë janë viktimat që humbën jetën në aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur makina ka rënë në vendin e quajtur kanali i Hidrovorit.

Mjeti i aksidentuar është tip BMW me targa AA 767 HF dhe nga informacionet e para mësohet se ka rënë në një kanal me ujë me thellësi 3 metra.

Policia e Shkodrës bëri identifikimin e tre prej viktimave: Artenisa Peraj 21 vjeçe, Giorgio Angelo 24 vjeç dhe Besmir Kola 29 vjeç. Ende nuk është identifikuar viktima e katërt, i cili është një shtetas italian.

Mësohet se viktimat nuk kanë mundur të dalin nga makina duke u mbytur në ujin e kanalit.

Policia po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë.