4dhjetor 2015 – Dy gra humbën jetën sot paradite pas përplasjes mes dy makinave në aksin Maqellarë-Bulqizë. Një makinë “Benz” me targa AA 733 CG dhe tjetra “Land Rover” AA 383 FE janë përplasur në vendin e quajtur “Pishat”.

Për shkak të plagëve të marra dy gra kanë humbur jetën gjatë transportit, ndërsa 3 persona të tjerë janë plagosur rëndë. Mes të plagosurve në gjendje të rëndë edhe një 10-vjeçar, i pritet të dërgohet me helikopter drejt Tiranës. Policia është në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

/portal DurresLajm/