Durrës, 10 qershor 2013 – Një aksident me një të vdekur si dhe dy të plagosur është regjistruar në aksin rrugor Sukth-Manëz.
Një automjet tip benz me targa AA 450 CC, ka devijuar nga rruga, duke u përplasur fillimisht me një këmbësore, ndërsa më pas automjeti është batuar.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur e vdekur këmbësorja Lule Nika 60 vjeçe, banore e zonës si dhe janë plagosur dy persona, njëri prej të cilëve drejtuesja e automjetit tip benz Valbona Lokaj 23 vjeçe.
Të dëmtuarit janë dërguar për në spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, po punon për sqarimin e rrethanave si dhe shkaqet për shkaqet e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit të drejtimit të automjetit nga ana e 23 vjeçare.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





