2 dhjetor 2013- Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash me pasojë vdekjen e dy personave.Njëri nga aksidentet ka ndodhur në aksin Tiranë-Vorë, ku një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila mund të jetë rreth 60-vjeçe. E plagosura, ka humbur jeten ne spital pasi nuk i ka rezistuar plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit  eshte shoqeruar ne komisariat

Aksidenti tjetër ka ndodhur në Shkodër, ku një person që udhëtonte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një automjet. Policia bën me dije se viktima është shtetasi Mërgim Kraja, 61-vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë në krah të kundërt. Aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur “Kthesa e Vezojës", ndërsa drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin është shtetasi Olsi Boriçi.