Policia e Durrësit raporton se në 24 orët e fundit janë regjistruar në zonën e Krujës 3 aksidente në ambientet e shtëpisë dhe tre personat e lënduar ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas burimeve policore, një 39-vjeçare është aksidentuar ndërsa pastronte shkallët dhe ka rënë nga lartësia duke mbetur e lënduar.

Ndërkohë një tjetër është rrëzuar nga pema, ndërsa po mblidhte hurma dhe është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Rasti i fundit është ai i një 62-vjeçari, që është rrëzuar në banesë dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimet e policisë për 3 rastet:

  • Më datë 19.11.2017, në Krujë, në banesë është rrëzuar shtetasi A.B, vjeç 62, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.
  • Më datë 20.11.2017, në fshatin Borizanë, në banesë, shtetësia M.F vjeç 41, duke mbledhur hurma, aksidentalisht ka rënë nga pema, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.
  • Më datë 20.11.2017, në fshatin Qerekë, në banesë, shtetësia V.K vjeç 39, duke pastruar shkallët, aksidentalisht ka rënë nga lartësia,  për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.