Reshjet e shiut të kësaj pasditeje në qytetin e Durrësit kanë shkaktuar 2 aksidente me radhë njëra pas tjetrës.

Aksidentet u shënuan në qendër të qytetit, në një distancë të afërt prej pak metrash, afër bashksië.

Një automjet tip “Porsche Cayenne” ka rrëshqitur në rrugën që të çon në bulevard përballë Xhamisë, e si pasojë është përplasur me pistonat prej hekuri që shërbejnë si ndarëse mes rrugës së automjeteve dhe trotuarit të këmbësorëve.

Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale, si në automjet ashtu edhe në rrugë, ku disa prej këtyre pistonave janë shkëputur për shkak të përplasjes së fortë.

Ndërkohë, dy makina të tjera dhe një motor u përfshinë në një tjetër aksident te kthesa problematike sapo hyn në bulevardin “Epidamn”.

DurrësLajm” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu, një aksident i rëndë me pasojë vdekjen u shënua po këtë pasdite në rrugën e Gjirit të Lalzit, ku vdiq këmbësori i moshuar S.D., 87 vjeç, pasi u përplas nga një automjet.