Radhë të gjata makinash janë krijuar në autostradën Tiranë- Durrës.
Sipas disa pamjeve të përcjella nga “Top Channel”, një seri aksidentesh kanë ndodhur radhazi, si pasojë e mosruajtjes së distancës në lëvizje.
Për shkak të këtyre aksidenteve janë krijuar radhë kilometrike dhe qytetarët e indinjuar janë ankuar pasi u është dashur të presin në radhë për një farë kohe.





