Dy aksidente rrugore janë shënuar pasditen e kësaj të marte në vendin tonë.

Sipas policisë, një makinë ka marrë përpara një motor në aksin Elbasan-Belsh duke lënë të plagosur, 32-vjeçaren V.K. Ndërsa, aksidenti tjetër është shënuar në aksin Fushë-Prezë, ku një kamion u përplas me një makinë e për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i autoveturës.

Menjëherë të dy të plagosurit u nisën drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë autoritetet po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të dy aksidenteve.